Na kaloi vdekja para syve/ Kamioni thyen barrierat në autostradën Fier–Vlorë

Na kaloi vdekja para syve/ Kamioni thyen barrierat në autostradën Fier–Vlorë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në autostradën Fier–Vlorë, ku një kamion ka humbur kontrollin, ka kaluar në krahun tjetër të rrugës dhe është përplasur fuqishëm me barrierat anësore. Goditja ka shkëputur disa prej trarëve mbrojtës, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet tip “Mercedes-Benz” që ndodhej në aks. Sipas informacionit të përcjellë në redaksinë e JOQ, dyshohet se kamionit i ka shpërthyer një gomë gjatë lëvizjes. Ky shkak mbetet ende për t’u konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet. Nga ngarkesa e kamionit janë shpërndarë në autostradë binarët që ai transportonte, duke krijuar rrezik serioz dhe pengesa për drejtuesit e tjerë. “Shpëtuam për fije, na kaloi vdekja para syve”, ka deklaruar një qytetar që ndodhej pranë vendit të ngjarjes. Në pamjet e publikuara shihen edhe disa qytetarë...