Irani hedh poshtë pretendimet e Trumpit për kontrollin e SHBA-së mbi Hormuzin
Ushtria iraniane i hodhi poshtë si “gënjeshtra” të enjten deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili pretendonte kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, duke thënë se rruga ujore strategjike ishte plotësisht nën kontrollin iranian. “Pretendimet e rreme të Shteteve të Bashkuara se anijet po kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit, nuk janë gjë tjetër veçse gënjeshtra dhe trillime”, tha Ebrahim Zolfaghari, zëdhënësi i komandës qendrore ushtarake të Iranit. “Ngushtica e Hormuzit, si në të kaluarën, është nën menaxhimin dhe kontrollin e plotë të Republikës Islamike të Iranit dhe asnjë anije tregtare apo cisternë pa lejen dhe mbikëqyrjen e forcave të fuqishme të armatosura iraniane nuk ka pasur dhe nuk do të ketë mundësinë e kalimit të sigurt nëpër këtë ngushticë”, tha Zolfaghari në një video...
Burimi:
ntv.al