Thirrje për të rinjtë/ Lëvizja e re e Ramës, çfarë po kërkon qeveria për mandatin e katërt?
Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për profesionistë, të rinj, ekspertë dhe krijues që duan të kontribuojnë në komunikimin publik, përmes një njoftimi për hapjen e “Rrjetit MIA”. Në kuadër të ndryshimeve të paralajmëruara për “Kthesën e Mandatit të Katërt”, siç shprehet ai, Rama fton të interesuarit të bëhen pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore ose të bashkëpunojnë me Agjencinë për Media dhe Informim përmes ideve dhe projekteve të reja. Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 10 shtator 2026, në orën 23:00. Njoftimi i plotë: Në kuadrin e ndryshimeve për Kthesën e Mandatit të Katërt, do të hapen dyer të reja për ata që duan të shërbejnë në sektorin publik. Ky është njëri nga rastet dhe postohet këtu për t’u parë...
Burimi:
ntv.al