“E dhimbshme, nuk ndodh në asnjë vend të Evropës”/ Zjarret në vend, Haxhimali:Mln euro për evente ndërsa zjarrfikësit..
Agron Haxhimali, Ekspert i Reformës Territoriale, i ftuar në nje studio televizive, u shpreh se zjarret që kanë përfshirë vendin janë dëshmi e mungesës së një strategjie të qartë për parandalimin dhe përballimin e emergjencave. Haxhimali e cilësoi situatën si një dëm kolosal për faunën, florën, pyjet dhe ekonominë shqiptare, ndërsa kritikoi mungesën e investimeve në infrastrukturën zjarrfikëse. Ai u shpreh se, ndërsa miliona euro shpenzohen për evente argëtuese, 61 bashkitë e vendit vijojnë të përballen me mjete të amortizuara dhe kapacitete të pamjaftueshme për përballimin e zjarreve. Haxhimali theksoi se parandalimi duhet të nisë shumë përpara sezonit të verës dhe se fondet duhet të orientohen drejt pajisjeve, mjeteve teknologjike dhe kapaciteteve reale në terren. Pjesë nga deklarata: E kam parë me dhimbje shumë të...
Burimi:
sot.com.al