“Tre deri në gjashtë helikopterë, mund të vinin në kontroll situatën”/ Kalaja: Ndërkohë, banorët sillen si zjarrfikës

“Tre deri në gjashtë helikopterë, mund të vinin në kontroll situatën”/ Kalaja: Ndërkohë, banorët sillen si zjarrfikës

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, deklaroi se nëse në Krujë do të vepronin sistematikisht 3 deri në 6 helikopterë, zjarri do të shuhej përfundimisht. “Unë mendoj që në rast se tre deri në gjashtë helikopterë do të veprojnë në Krujë në një mënyrë sistematike dhe të vrullshme, mund të vihet në kontroll i gjithë zjarri dhe të shuhet përfundimisht. Pra, s’kemi pse të vuajmë gjashtë ditë me zjarret”, tha Kalaja. Ai shtoi se ka “disa djem në lagjen Abaze që më kanë thënë që kemi fjetur vetëm 15 orë gjumë gjashtë ditët e fundit”. “Janë banorë të cilët po sillen si zjarrfikës, banorë me lopata, banorë me zorra, banorë duke hedhur dhe. Ata djem janë në terren, e bëjnë me...