LDK heq dorë nga posti i Presidentit, Abdixhiku refuzon Kurtin: Qëndrojmë në opozitë

LDK heq dorë nga posti i Presidentit, Abdixhiku refuzon Kurtin: Qëndrojmë në opozitë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se partia e tij nuk do të kërkojë përfshirje në qeveri, duke hequr dorë edhe nga kërkesa për postin e Presidentit. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Abdixhiku tha se LDK-ja nuk pranoi ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të cilën e konsideroi të pamjaftueshme për një bashkëpunim politik të barabartë. Sipas tij, LDK-së i ishin propozuar vetëm tri ministri dhe posti i zëvendëskryeministrit. Abdixhiku theksoi se kërkesa për Presidencën kishte qenë pjesë e përpjekjes për të krijuar një ekuilibër institucional, por tashmë kjo kërkesë është tërhequr. “LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri dhe heqim dorë nga kërkesa për presidentin”, deklaroi ai. Kreu i LDK-së kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas...