Zjarret alarmojnë Greqinë, evakuohen turistë dhe banorë në Halkidiki

Zjarret alarmojnë Greqinë, evakuohen turistë dhe banorë në Halkidiki

Bota E Enjte, 13 Gusht 2026 17:10 Një zjarr ka përfshirë këtë të enjte zonën e Halkidikisë në Greqi, duke alarmuar autoritetet dhe turistët që ndodhen në një prej destinacioneve më të frekuentuara të vendit. Për shkak të përhapjes së flakëve, autoritetet greke aktivizuan sistemin e emergjencës 112 dhe u kërkuan banorëve dhe pushuesve në Siviri të largohen menjëherë nga zona. Evakuimi duhet të kryhet në drejtim të Mola Kalivës, ndërsa qytetarët janë porositur të ndjekin udhëzimet e forcave të emergjencës. Në terren ndodhen 52 zjarrfikës me 12 automjete, ndërsa operacioni nga ajri po mbështetet nga tre avionë dhe një helikopter. Forcat zjarrfikëse po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Zjarret kanë rikthyer situatën e alarmit në...