Shqipërisë i duhet Kosova para Ukrainës së Lirë!
Deklarata e Volodymyr Zelenskyt, Presidentit të Ukrainës, në Beograd se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën meritonte një përgjigje të qartë dhe të fortë nga kryeministri i Shqipërisë. Por Edi Rama ka zgjedhur një tjetër objektiv për tonin e tij më të ashpër: jo presidentin ukrainas që refuzon njohjen e Kosovës, por shqiptarët në Tiranë dhe Prishtinë që e kritikuan atë. Në reagimin e tij, Rama e quan Zelenskyn “miku im i dashur”, ndërsa shqiptarët që reagojnë ndaj qëndrimit të tij për Kosovën i etiketon si “nacionalistët folklorikë më të zhurmshëm”. Pikërisht këtu lind pyetja: pse kaq shumë mirëkuptim diplomatik për Zelenskyn dhe kaq shumë ironi për shqiptarët që kërkojnë mbrojtjen e interesave të Kosovës? Askush nuk është i detyruar të mbështesë agresionin rus vetëm...
Burimi:
kohajone.com