Vullkani Etna vijon të nxjerrë lumenj llave dhe tonelata hi, mbetet i mbyllur aeroporti i Catania, rreth 700 fluturime të anuluara
Aktiviteti i vullkanit Etna vijon të shkaktojë kaos në trafikun ajror në Sicili, me aeroportin e Catania që ka pezulluar të gjitha fluturimet për shkak të pranisë së hirit vullkanik në hapësirën ajrore. Shoqëria që menaxhon aeroportin, SAC, ka njoftuar se pezullimi i fluturimeve në ardhje dhe në nisje do të vijojë deri në orën 02:00 të 14 gushtit. Pasagjerët janë këshilluar të kontrollojnë statusin e fluturimeve me kompanitë ajrore përpara se të nisen drejt aeroportit. Kjo është dita e katërt e ndërprerjeve të fluturimeve në aeroportin “Vincenzo Bellini” këtë javë, ndërsa që nga 8 gushti janë anuluar ose prekur nga masat rreth 700 fluturime. Qindra fluturime janë devijuar drejt aeroporteve të tjera në Sicili, kryesisht në Comiso, Palermo dhe Trapani. Dhjetëra mijëra pasagjerë janë...
Burimi:
javanews.al