Si përfundoi një rus i arrestuar në Bosnje në një nga hetimet evropiane për sabotazhe të dyshuara ruse?

Si përfundoi një rus i arrestuar në Bosnje në një nga hetimet evropiane për sabotazhe të dyshuara ruse?

Aleksandar Bezrukavji, nga Bosnje e Hercegovina në Poloni, në shkurtin e 2025-tës. Një vit e gjysmë pasi u ekstradua nga Bosnje e Hercegovina, shtetasi rus Aleksandar Bezrukavji ka nisur të flasë para gjykatës në Varshavë për rolin e tij në rastin e dërgesave me pajisje ndezëse, të cilin prokuroria polake e lidh me veprimtarinë në interes të shërbimit inteligjent rus. Ndër incidentet e përfshira në hetimin e gjerë është edhe zjarri që shpërtheu në korrikun e 2024-tës në qendrën e ngarkesave të kompanisë logjistike DHL, në Aeroportin e Lajpcigut/Halles në Gjermani, kur një dërgesë me një pajisje të fshehur ndezëse u përfshi nga zjarri, pak para se të ngarkohej në një avion për në Britaninë e Madhe. Sipas aktakuzës, Bezrukavji ishte pjesë e një rrjeti...