PDK, LDK dhe AAK ngrenë zërin kundër VV

PDK, LDK dhe AAK ngrenë zërin kundër VV

Kosova E Enjte, 13 Gusht 2026 16:08 Pas përpjekjes për t’i bllokuar hyrjen në zyrë kryeministrit në detyrë të Kosovës, deputetet e PDK-së ndërmorën një hap tjetër. 3 prej tyre dorëzuan një ankesë zyrtare lidhur komunikatën e Kuvendit për pritjen e bashkatdhetarëve, pasi kishte formulim politik. PDK bashkë me Aleancën kanë kërkuar një takim me kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, për të thirrur rifillimin e punës së ndërprerë. Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, dhe ai i Aleancës, Besnik Tahiri, theksuan se ky është në detyrim ligjor dhe se nuk do të lejojnë “qasje autoritare nga Kurti”. Zhvillime ka pasur edhe në radëth e Lidhjes demokratike të Kosovës, me kryetarin Lumir Abdixhiku që mblodhi grupin parlamentar. Disa deputetë lëshuan kritika në drejtim të Vetëvendosjes.