Kërcënuan të moshuarën për 1.5 milionë euro/ Dënohen tre shqiptarët në Austri, njëri me burgim të përjetshëm
Tre shqiptarë janë dënuar nga një gjykatë në Austri për një grabitje të planifikuar në një banesë në Amstetten. Sipas mediave austriake, dy prej të dënuarve janë me origjinë nga Kosova, ndërsa një 58-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm. Ky i fundit akuzohet për dy tentativa vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Dy bashkëpunëtorët e tij janë dënuar me nga katër vite burg, vendime që tashmë kanë marrë formë të prerë. Ngjarja ndodhi rreth një vit më parë, kur grabitësit hynë në banesën e një çifti, duke besuar se aty fshiheshin 1.5 milionë euro. Në banesë ndodhej një e moshuar, të cilën autorët e mbajtën nën kontroll dhe e kërcënuan me levë hekuri e lidhëse plastike. Dy prej tyre kontrolluan banesën për para dhe sende...
Burimi:
gijotina.com