Vatrat e zjarrit që ‘pushtuan’ Priskën/ Shiu vjen në ndihmë, situata drejt normalizimit

Vatrat e zjarrit që ‘pushtuan’ Priskën/ Shiu vjen në ndihmë, situata drejt normalizimit

Shiu që ka rënë pasditen e sotme në Tiranë ka ardhur në ndihmë të forcave zjarrfikëse në normalizimin e situatës së zjarrit në Priskë. Prej më shumë se 24 orësh, dy vatra zjarri ishin aktive në Priskë, duke u zgjeruar në drejtim të Lundrës dhe Farkës. Zjarri shkaktoi dhe ndërprerjen e ujit në zonën e Lundrës. Një natë më parë Ujësjellës Kanalizime Tiranë njoftoi ndërprerje të furnizimit me ujë në zonën e Lundrës. Sipas njoftimit të UKT-së, shkak është bërë situata e zjarreve në zonën e Priskës dhe të Farkës që kanë shkaktuar fikjes se Stacionit të Pompit pasi ka ndërprerje të energjisë elektrike.