‘Seanca konsultative’ u kthye në sesion kërcënimesh dhe sharjesh”/Debati i Ramës me kryebashkiakët, Kedhi:Janë në panik
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar lidhur me takimin e kryeministrit Edi Rama me kryetarët socialistë të bashkive në Kuç të Vlorës, duke e cilësuar atë si një “seancë kërcënimesh dhe sharjesh” dhe jo si një proces konsultimi për reformën territoriale. Sipas Kedit, Rama kishte thirrur kryetarët e bashkive për konsultim mbi ndryshimet e propozuara në hartën territoriale, por takimi, sipas tij, u shoqërua me tensione dhe disa kryetarë bashkish u nxorën jashtë mbledhjes. “Dje, në Kuç të Vlorës, Edi Rama mblodhi kryetarët socialistë të bashkive që ka vendosur t’i shkrijë, si pjesë e hartës elektorale që ai quan Reformë Territoriale. I kishte thirrur për konsultë, por shpejt ‘seanca konsultative’ u kthye në sesion kërcënimesh dhe sharjesh”, deklaroi Kedhi. Ai e krahasoi situatën...
Burimi:
sot.com.al