Policia e Kosovës arreston mësuesin shqiptar, dyshohet për spiunazh dhe lidhje me BIA-n serbe! Mblodhi vota edhe për Vuçiç

Policia e Kosovës arreston mësuesin shqiptar, dyshohet për spiunazh dhe lidhje me BIA-n serbe! Mblodhi vota edhe për Vuçiç

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një shtetasi kosovar në pikën kufitare në Merdare, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Spiunazh”. Arrestimi i Fehim Salit është realizuar gjatë një operacioni të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet, Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë. Ai dyshohet gjithashtu se ka mbajtur kontakte me një zyrtar të kësaj agjencie, të identifikuar si Zhelimir Matoviç. I dyshuari ishte i angazhuar si mësues në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit. Më herët, sipas Policisë, ai ka qenë pjesë e Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes së Kosovës. Hetimet...