Zjarr në Nartë të Gramshit, ndërhyrja e shpejtë izolon vatrën dhe përhapjen e flakëve! (FOTO)

Zjarr në Nartë të Gramshit, ndërhyrja e shpejtë izolon vatrën dhe përhapjen e flakëve! (FOTO)

Një zjarr është raportuar në fshatin Nartë, në Njësinë Administrative Skënderbegas të Gramshit sot (13 gusht), duke vënë në alarm banorët dhe shërbimet e emergjencës. Pas marrjes së njoftimit, Shërbimi i MZSH Gramsh ka ndërhyrë menjëherë në terren për të vënë nën kontroll situatën. Falë reagimit të shpejtë dhe punës së ekipeve zjarrfikëse, flakët u izoluan në kohë, duke shmangur përhapjen e zjarrit në sipërfaqet përreth. Në operacion u angazhuan 2 automjete zjarrfikëse dhe 9 efektivë zjarrfikës, të cilët punuan për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme. Autoritetet vijojnë të apelojnë për vigjilencë maksimale dhe njoftim të menjëhershëm të strukturave zjarrfikëse në çdo rast konstatimi të një vatre zjarri.