Zjarret me bilanc rekord, 45 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat kritike! 12 ende aktive, evakuim banorësh, 839 forca dhe 7 mjete ajrore në aksion

Zjarret me bilanc rekord, 45 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat kritike! 12 ende aktive, evakuim banorësh, 839 forca dhe 7 mjete ajrore në aksion

Zjarret në vend kanë shënuar një bilanc rekord për numrin e vatrave gjatë një dite, teksa pjesa më e madhe janë riaktivizime për shkak të erës dhe temperaturave të larta. Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive dhe 1 vatër është në monitorim. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 72 automjete zjarrfikëse dhe 839 forca operacionale. Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar gjithashtu 250 efektivë të Forcave të Armatosura, 5 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore. Aktualisht në terren vijojnë të operojnë 167 efektivë të FA-së, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Përmasa të mëdha dhe të rrezikshme ka marrë dje zjarri që ra në zonën...