Sherr me thika mes burrit dhe gruas në Durrës, përfundojnë të plagosur në spital

Sherr me thika mes burrit dhe gruas në Durrës, përfundojnë të plagosur në spital

Një konflikt me dy të plagosur ka ndodhur në një familje në Durrës. Pas një sherri mes tyre burrë e grua kanë goditur njëri-tjetrin me thika, për pasojë të dy kanë përfunduar në spital të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në lagjen 14, ku një 43-vjeçar, dyshohet se pas një konflikti me bashkëshorten e tij, 38-vjeçaren A.L e ka goditur atë në kokë me një mjet prerës, thikë. Gjatë përplasjes mes çiftit është dëmtuar edhe 43-vjeçari. Njoftimi: Rreth orës 17:00, në lagjen 14, shtetasi Xh. L., 43 vjeç, banues në lagjen 14, dyshohet se, pas një konflikti në familje me bashkëshorten e tij, shtetasen A. L., 38 vjeçe, banuese në lagjen 14, e ka plagosur atë në pjesën e kokës me mjet prerës...