Krim i rëndë në familje në Durrës, 43-vjeçari plagos me thikë në kokë gruan, por të dy përfundojnë në spital!

Krim i rëndë në familje në Durrës, 43-vjeçari plagos me thikë në kokë gruan, por të dy përfundojnë në spital!

Një krim i rëndë në familja ka ndodhur ditën e sotme në Durrës (13 gusht). Pas një sherri në familje, situata ka degraduar me dy të plagosur. Të dëmtuarit janë bashkëshortë. Policia vendore thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në lagjen 14, ku një 43-vjeçar, me inicialet Xh. L., dyshohet se pas një konflikti me bashkëshorten e tij, 38-vjeçaren A. L., e ka goditur atë në kokë me një mjet prerës, thikë. Gjatë përplasjes mes çiftit është dëmtuar edhe 43-vjeçari. Të dy bashkëshortët janë transportuar në spital, ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Sipas policisë, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mbeten të panjohura motivet e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së konfliktit...