Vlahovic i thotë “lamtumirë” Juventusit, ja ku do luajë tani! Mesazhi për tifozët: Do jeni gjithnjë pjesë e imja!

Vlahovic i thotë “lamtumirë” Juventusit, ja ku do luajë tani! Mesazhi për tifozët: Do jeni gjithnjë pjesë e imja!

Sulmuesi Dusan Vlahovic është zyrtarisht futbollist i Beshiktasit në Turqi. Sulmuesi serb, pas përfundimit të aventurës me Juventusin, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin turk, ku do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon. Sipas raportimeve, Vlahovic ka marrë gjithashtu rreth 10 milionë euro bonus në momentin e firmës. 26-vjeçari kishte pritur ofertën e një klubi të madh europian, por në fund zgjodhi Turqinë. Një rol të rëndësishëm në transferim ka luajtur edhe trajneri Vincenzo Italiano, i cili e kërkoi me insistim sulmuesin. Vlahovic kishte mbërritur në Stamboll mes entuziazmit të madh të tifozëve të Besiktasit dhe pasi kaloi me sukses testet mjekësore, transferimi u bë zyrtar. Pas largimit nga Torino, sulmuesi serb i ka dhënë edhe lamtumirën Juventusit me një mesazh emocionues në...