Rebelët “Huthi” sulmojnë përsëri me dronë rafinerinë saudite të “Aramco”!

Rebelët “Huthi” sulmojnë përsëri me dronë rafinerinë saudite të “Aramco”!

Rebelët Huthi të Jemenit thanë se sulmuan një rafineri Aramco në Jazan të Arabisë Saudite me dy dronë ditën e sotme (13 gusht). Lajmin e raportoi agjencia e lajmeve ‘Saba’. Një burim ushtarak për rebelët shiitë tha se sulmi ishte në përgjigje të asaj që grupi e përshkroi si shkelje të hapësirës ajrore dhe sovranitetit të Jemenit, nga ana e Arabisë Saudite në provincat Saada dhe Hajjah. Deri tani nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga Arabia Saudite dhe as informacione për dëmet.