Shkeli perimetrin e sigurë dhe rrezikoi jetën e pushuesve, gjobitet me 5 milionë lekë pronari i Jet Ski
Policia e Sarandës ka gjobitur një tjetër subjekt me 5 milionë lekë të vjetër. Gjatë patrullimit në sektorin detar të Ksamilit, në vendin e quajtur “Tre Ishujt”, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues Jet Ski, i cili ishte futur brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku pushuesit po laheshin, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre. Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa pronari i tij, shtetasi A. P., u ndëshkua me masë administrative prej 500 000 lekësh të rinj. Njoftimi: Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues (Jet Ski), duke rrezikuar jetën e pushuesve. Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues dhe ndëshkon pronarin me masë administrative 500 000 lekë të rinj. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë...
Burimi:
vizionplus.tv