Pas disa orësh lufte me flakët, vihet nën kontroll edhe zjarri në Lugaxhi të Elbasanit!
Zjarri që përfshiu një sipërfaqe të madhe të masivit pyjor dhe që rrezikoi djegien e disa banesave në fshatin Lugaxhi të Labinot Malit në Elbasan, është vënë nën kontroll pas disa orësh përballjeje me flakët. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe e punonjësve të strukturave të tjera të angazhuara në terren bëri të mundur izolimin e vatrës dhe neutralizimin e rrezikut për përhapje të mëtejshme. “Operacioni është zhvilluar në kushte të vështira, për shkak të terrenit të thyer, i cili ka pamundësuar afrimin e mjeteve të rënda pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Për këtë arsye, pjesa më e madhe e operacionit është realizuar në këmbë, duke kërkuar angazhim të vazhdueshëm të efektivëve”, thanë autoritetet vendore. Për përballimin e situatës u angazhuan 2 mjete zjarrfikëse, me...
Burimi:
javanews.al