Rrezikoi jetën e pushuesve te plazhi i ‘Tre ishujve’ në Ksamil, Policia bllokon mjetin “Jet Ski” dhe gjobit pronarin me 500 mijë lekë!

Rrezikoi jetën e pushuesve te plazhi i ‘Tre ishujve’ në Ksamil, Policia bllokon mjetin “Jet Ski” dhe gjobit pronarin me 500 mijë lekë!

Policia Kufitare e Sarandës bllokoi sot (13 gusht) një mjet lundrues “Jet Ski” në zonën e Ksamilit, pasi hyri brenda perimetrit të sigurisë ku po laheshin pushuesit dhe u rrezikoi jetën. Pronari i mjetit u ndëshkua me masë administrative prej 500 000 lekësh të rinj, për ‘cenim të sigurisë së qytetarëve’. “Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë intensifikuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe zbatimin e rregullave të lundrimit. Gjatë patrullimit në sektorin detar të Ksamilit, në vendin e quajtur “Tre Ishujt”, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues Jet Ski, i cili ishte futur brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku pushuesit po laheshin, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre”,...