Protesta në Memaliaj/ Banorja: Nuk mund të braktisim qytetin që ndërtuan prindërit tanë

Protesta në Memaliaj/ Banorja: Nuk mund të braktisim qytetin që ndërtuan prindërit tanë

Banorët e Memaliajt dhe zonave rurale kanë protestuar sërish kundër reformës territoriale që parashikon shkrirjen e Bashkisë së Memaliajt dhe bashkimin me Tepelenën. Një protestuese tha se ky ndryshim do të vështirësonte jetën e banorëve, veçanërisht të të moshuarve, të cilët do të detyroheshin të udhëtonin drejt bashkive të tjera për shërbime. “Pse duhet të shkojnë larg me atë pension minimal që marrin sot?”, u shpreh ajo, duke bërë thirrje për bashkim në mbrojtje të Memaliajt. “Një nga një nuk mund të bëjmë gjë. Të gjithë bashkë jemi një zë shumë i fortë”, deklaroi protestuesja. Protestuesja: Përshëndetje! Dua t'u them një histori të gjithëve ju, të cilët, rrënjët e kësaj, në tokën e këtij qyteti, janë ata që e ndërtuan këtë qytet. (Duartrokitje). Prindërit tanë,...