“Do t’i drejtohem Gjykatës së Strasburgut”- Ilir Meta denoncon nga burgu: Kur takova avokatin, po monitoroheshim me një kamera, cenohen të drejtat
Ish-presidenti Ilir Meta akuzon se takimet e tij në burg monitorohen me kamera. Kreu i Partisë së Lirisë e publikoi sot denoncimin e tij (13 gusht), kur ka zhvilluar një takim me avokatin e tij, por krahas këtij njoftimi, ka deklaruar se diskutimi po monitorohej me një kamer. Pas këtij rasti që pretendon Meta, shton se kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut. Për këtë shkak ai tha se do t’i drejtohen Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për cenimin e garancive të Konventës dhe standardeve që lidhen me të drejtën për respektimin e konfidencialitetit të komunikimit me avokatin. “Sot zhvillova takimin tim të dytë me avokatin e mirënjohur Prof. Ass. Ledi Bianku, të cilin e falënderoj me mirënjohje për gatishmërinë për...
Burimi:
javanews.al