Ku është Saranda e ‘mirëmenaxhuar’ për të cilën flet Gonxhja?!

Ku është Saranda e ‘mirëmenaxhuar’ për të cilën flet Gonxhja?!

Nga Ina Zhupa  Do donin edhe qytetarët e Sarandës ta shikonin këtë “mirëmenaxhim” dhe turistët ta shijonin, jo vetëm ta dëgjonin në fjalime propagandistike. Sepse të flasësh për mirëmenaxhim përballë kësaj gjendjeje nuk është thjesht shkëputje nga realiteti. Është tallje me qytetarët dhe propagandë politike. Le t’i marrim me radhë: Uji? Një nga gjendjet më të mjerueshme të viteve të fundit. Furnizimi “më i mirë” është një herë në dy ditë, ndërsa lagje të tëra qëndrojnë me ditë e javë pa ujë. Në një nga qytetet më të rëndësishme turistike të vendit, kjo nuk është mirëmenaxhim. Është dështim i shërbimit bazë. Trafiku? Saranda është kthyer në një qytet ku lëvizja me makinë në sezon është një mision i pamundur. Ndërtime që shtohen në rrugët ekzistuese...