Shqipëria po përvëlohet, ministria e Mbrojtjes numëron: Ja situata në gjithë vendin…

Shqipëria po përvëlohet, ministria e Mbrojtjes numëron: Ja situata në gjithë vendin…

Shqipëria vijon të përballet me një situatë të rënduar nga zjarret. Deri në orën 18:00, Ministria e Mbrojtjes raporton 31 vatra të evidentuara gjatë ditës, ndërsa 18 vatra vijojnë të jenë aktive, në monitorim ose nën kontroll. Pavarësisht operacioneve në terren, zjarret vijojnë të përhapen, duke treguar se ndërhyrjet e institucioneve deri tani nuk po japin rezultatet e pritshme. Ministria e Mbrojtjes - informim për situatën e zjarreve (ora 18:00) Ministria e Mbrojtjes informon se, deri në orën 18:00 të datës 13 gusht 2026, gjatë ditës janë raportuar gjithsej 31 vatra zjarri. Aktualisht evidentohen 18 vatra, nga të cilat 14 aktive, 2 në monitorim dhe 2 nën kontroll. Në operacionet për menaxhimin e situatës vijon angazhimi i koordinuar i strukturave vendore dhe qendrore. Vetëm nga...