“Humbja jonë më e madhe”- Djalin ia vrau shoku i fëmijërisë, nëna e Joan Zukos tjetër mesazh prekës: Asgjë s’mund ta mbushë boshllëkun që la pas

“Humbja jonë më e madhe”- Djalin ia vrau shoku i fëmijërisë, nëna e Joan Zukos tjetër mesazh prekës: Asgjë s’mund ta mbushë boshllëkun që la pas

Nëna e ushtarakut 20-vjeçar që u vra javën e kaluar nga shoku i tij i fëmijërisë pas një sherri, ka reaguar përsëri me një mesazh prekës në rrjetet sociale. Fjalët e Ornela Zukos janë të pakta, por mbajnë brenda dhimbjen që vetëm një nënë mund ta përjetojë. Teksa ka falënderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes, ajo ka kujtuar edhe të birin, Joan Zuko, me fjalë që prekin zemrën. “Në këto ditë dhimbjeje të pafund, duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe të njohurit që na qëndruan pranë por dhe të gjithë ju miqtë e mi që më keni dërguar një numër të pafundëm mesazhesh në humbjen më të rëndë të jetës sonë. Prania...