Zjarri përfshin masivin me pisha në Peshtan të Fierit, banorët ndihmojnë zjarrfikësit
Një masiv pyjor me pisha në Peshtan të Fierit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Zjarri vijon të jetë aktiv në zonën e pyllëzuar, ndërsa raportohet se është larg zonave të banuara. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve, të ndihmuara edhe nga banorë të zonës. Sipas informacioneve paraprake, pranë zonës ku ka rënë zjarri ndodhet edhe një stan. Ende nuk dihet nëse në të ka bagëti apo nëse ato janë rrezikuar nga flakët.
Burimi:
syri.net