Vjosa Osmani mbështet qëndrimin e LDK-së: Kosovës i duhet një president që mbron Kushtetutën
Kosova E Enjte, 13 Gusht 2026 19:53 Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të hequr dorë nga çdo kërkesë për poste shtetërore dhe për të kaluar në opozitë, duke mbështetur qëndrimin e shpallur më herët nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Përmes një postimi në Facebook, ish-presidentja Osmani shpërndau konferencën për shtyp të Abdixhikut dhe theksoi se qëllimi është shmangia e zgjedhjeve të reja dhe zgjedhja e një presidenti që mbron Kushtetutën. ”Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kërkon asnjë pozitë e as pjesëmarrje në pushtet, me qëllim që të evitohen zgjedhjet e reja dhe t’i japim vendit President të Republikës që mbron Kushtetutën dhe vendin. Ne nuk jemi këtu vetëm për sot. Jemi, mbi të gjitha, këtu për gjeneratat...
Burimi:
kohajone.com