Aktori Mehdi Malkaj: Rama është kryearmiku i Shqipërisë, atij qelbësirës duhet t’i tregojmë vendin

Aktori Mehdi Malkaj: Rama është kryearmiku i Shqipërisë, atij qelbësirës duhet t’i tregojmë vendin

Aktori i njohur, Mehdi Malkaj, iu drejtua protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë, duke bërë apel për bashkim teksa ka kritikuar ndarjet politike e krahinore që, sipas tij, kanë përçarë shqiptarët. Malkaj tha se Shqipëria duhet parë si një e tërë, nga veriu në jug, ndërsa ironizoi ndarjen mes “atdheut” dhe “mëmdheut”. “Jemi katandisur si popull. Shqipëria është dhe me nënë dhe me babë. Veriorët i thonë atdhe, jugorët mëmëdhe. Kemi nënë dhe babë dhe prapë jemi jetimë”, tha Malkaj. Malkaj u bëri thirrje shqiptarëve, nga Konispoli deri në Tropojë, të bashkohen dhe të mos bien pre e ndarjeve krahinore. “Ne nuk kemi Veri-Jug. Kjo është politikë e shpifur për të na përçarë”, u shpreh ai. Në fund, Malkaj sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e...