Protestuesi: Kryeministri nuk e ka përmbushur kontratën me popullin, këto 75 ditë deligjitimuan pushtetin e tij

Protestuesi: Kryeministri nuk e ka përmbushur kontratën me popullin, këto 75 ditë deligjitimuan pushtetin e tij

Në ditën e 75-të të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar të kërkojnë largimin e qeverisë, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga qëndresa. Një prej protestuesve tha se 75 ditët e protestës kanë shërbyer, sipas tij, për t’i treguar qeverisë se qytetarët do të vijojnë rezistencën deri në largimin e saj. Ai kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë qeverisë, duke argumentuar se pushteti nuk ka përmbushur atë që ai e cilësoi si “kontratën me popullin shqiptar”. “75 ditë qëndresë dhe rezistencë, 75 ditë për t’i treguar këtij pushteti se ne nuk largohemi pa u larguar këta. 75 ditë që ngjallën besimin se Shqipërinë mund ta bëjmë”, u shpreh protestuesi. Sipas tij, protesta ka nxjerrë në pah atë që ai e...