Makina del nga rruga dhe bie në kanal, humbin jetën dy gra në Lushnjë
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar ditën e sotme në fshatin Delisufaj të Lushnjës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy gra, Mirela Haskon dhe Florijë Xhepa, përkatësisht nga 50 vjeç. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, ndërsa vijojnë veprimet për nxjerrjen e automjetit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Rrethanat dhe shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.
Burimi:
gijotina.com