Thellohet më tej kriza politike në Kosovë! LDK heq dorë nga marrëveshja me Albin Kurtin, vjen reagimi i Vjosa Osmanit: Nuk duam poste dhe pushtet…

Thellohet më tej kriza politike në Kosovë! LDK heq dorë nga marrëveshja me Albin Kurtin, vjen reagimi i Vjosa Osmanit: Nuk duam poste dhe pushtet…

Albin Kurti, Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku KOSOVË- Kreu i partisë opozitare në Kosovë, Lumir Abdxhuku ka njoftuar se partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës ka hequr dorë nga çdo kërkesë për postin e Presidentit, bashkëqeverisjen e mundshme me Vetëvendosjen dhe drejtimin e Kuvendit. Sipas Abdixhikut, oferta e partneritetit nga partia që fitoi zgjedhjet e fundit e drejtuar nga Albin Kurti ishte pa peshë, pa ndikim dhe qeveria do të kontrollohej tërësisht nga Vetëvendosja. Vendimi u bë publik nga Abdixhiku, pas 3 orësh mbledhje të Grupit Parlamentar të LDK-së, duke thelluar më tej krizën institucionale dhe politike në Kosovë. "Për LDK kapërcimi i kësaj gjendje kërkon maturi politike, respektim të rëndit kushtetuese, përgjegjësi si LDK, nuk është të ushqejmë krizën, por të ofrojmë daljen prej krizës....