Gjendet i pajetë drejtori i televizionit ALSAT në RMV, Lirim Hajredini/ Dyshohet për vetëvrasje, nisin hetimet
Lirim Hajredini MAQEDONI E VERIUT- Lirim Hajredini, drejtor operativ i televizionit TV ALSAT, është gjetur i pajetë mëngjesin e së enjtes në Shkup. Trupi i Hajredinit është gjetur në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovka” në kryeqytetin maqedonas. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, ndërkohë kanë nisur dhe hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Mësohet se turpi i drejtorit të TV ALSAT do të dorëzohet për autopsi. Lirim Hajredini ishte prej 16 vitesh drejtor operativ i televizionit ALSAT, një prej televizioneve kombëtare në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Hajredini ishte një menaxher me përvojë në sektorin e mediave, me ekspertizë në marketing, strategji biznesi dhe prodhim televiziv. Vetë media ku punonte Hajredini, ka ndarë me...
Burimi:
zeri.ai