Kriza institucionale në Kosovë/ Titullarët shtetërorë me legjitimitet të kontestuar

Kriza institucionale në Kosovë/ Titullarët shtetërorë me legjitimitet të kontestuar

Kuvendi i Kosovës KOSOVË- Tri institucionet kryesore në Kosovë udhëhiqen prej muajsh nga zyrtarë që ose janë në detyrë, ose janë ushtrues detyre. Pas betimit të deputetëve të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës, më 6 gusht, legjitimiteti i titullarëve shtetërorë është vënë në pikëpyetje. Albin Kurti është kryeministër në detyrë që nga shpërbërja e Kuvendit, që çoi në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërkaq kryeparlamentarja e legjislaturës së dhjetë, Albulena Haxhiu, është ushtruese e detyrës së presidentit që nga 4 prilli, pas mbarimit të mandatit pesëvjeçar të Vjosa Osmanit në në krye të shtetit. Megjithatë, si Kurti, ashtu edhe Haxhiu, kanë bërë betimin si deputetë të legjislaturës së re më 6 gusht, dhe pikërisht, vazhdimi i mbajtjes së posteve në Qeveri, Kuvend dhe...