Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6 shtëpi
Të paktën gjashtë shtëpi janë djegur në Stourbridge në Anglinë qendrore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të vënë nën kontroll një flakë të madhe që shpërtheu në bimësinë e ulët pranë një fushe golfi, raportoi Sky News. Dy persona u prekën nga thithja e tymit dhe nxehtësia, thanë autoritetet lokale. Pamjet nga helikopteri i rrjetit televiziv treguan të paktën tre prona të përfshira nga flakët pranë zjarrit, rreth 205 km larg Londrës. Rreth 60 zjarrfikës po luftonin me flakët, tha Shërbimi i Zjarrfikësve të West Midlands. Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar ose dëme.
Burimi:
vizionplus.tv