Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal, zjarrfikësit vënë flakët nën kontroll

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal, zjarrfikësit vënë flakët nën kontroll

Një zjarr i përmasave të mëdha që përfshiu masivin pyjor në fshatin Lugaxhi, në Labinot Mal të Elbasanit, është vënë nën kontroll pas disa orësh ndërhyrjeje intensive nga forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të angazhuara në terren. Flakët përshkuan një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, ndërsa përhapja e tyre rrezikoi edhe disa banesa në zonë. Ndërhyrja e ekipeve operacionale bëri të mundur izolimin e vatrës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Operacioni është zhvilluar në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer, i cili ka pamundësuar afrimin e mjeteve të rënda pranë vatrave të zjarrit. Për këtë arsye, një pjesë e konsiderueshme e ndërhyrjes është realizuar në këmbë. Në operacion janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse me kapacitet prej 3 tonësh...