VIDEO/ Makina përfundoi në ujë, si humbën jetën dy motrat në Lushnje
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në fshatin Delisufaj, ku dy motra kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës. Viktimat janë identifikuar si Mirela Hasko, 48 vjeçe dhe Florije Xhepa, 50 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në dalje të fshatit, ku automjeti dyshohet se nuk ka mundur të futet në urë dhe ka përfunduar në kanal, i cili ishte i mbushur me ujë. Si pasojë, dy gratë kanë humbur jetën nga mbytja. Mjeti ka përfunduar nën urë, i zhytur në ujë. Për shkak të rrjedhës së ujit, makina ku udhëtonin gratë ka shkuar poshtë urës. Në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat, të cilat kanë nxjerrë trupat e viktimave dhe i kanë transportuar drejt morgut...
Burimi:
syri.net