Tragjedi në Lushnjë/ Makina përfundon në kanalin vaditës, humbin jetën dy gra (EMRAT)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Çukas në Lushnjë, ku dy gra kanë humbur jetën tragjikisht, pasi mjeti me të cilin udhëtonin ka rënë në kanal. Raportohet se mjeti me të cilin dy gratë udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal vaditës, dhe si pasojë dy motrat kanë humbur jetën pasi nuk kanë mundur të dalin.Lexo edhe :Related Posts Viktimat janë identifikuar si Mirela Haskaj 48-vjeç dhe Florie Xhepa 50-vjeç, motra me njëra-tjetrën. Në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat, të cilat kanë nxjerrë trupat e viktimave dhe i kanë transportuar drejt morgut të Lushnjës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë tragjedi.
Burimi:
vizionplus.tv