Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë
Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike në disa qarqe, ku sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 20:00 janë raportuar gjithsej 38 vatra zjarri. Aktualisht janë në ndjekje 18 vatra, prej të cilave 14 aktive, 2 në monitorim dhe 2 nën kontroll. Forcat në terren po punojnë për izolimin e flakëve, ndërsa në disa zona rreziku për banesat është shmangur. Në qarkun Dibër, vijon situata më e vështirë. Një nga zonat ku është përqendruar angazhimi më i madh është Gurë-Lurë. Zjarri vijon në dy drejtime, ndërsa forcat operacionale kanë arritur të vendosin nën kontroll perimetrin pranë banesave, duke shmangur rrezikun për djegien e tyre. Në terren janë angazhuar 120 forca bashkiake, 57 efektivë të Forcave të Armatosura, 15 forca policore,...
Burimi:
javanews.al