Gjykatësi Federal rrëzon padinë e presidentit Trump kundër Universitetit të Harvardit: Nuk ka prova të mjaftueshme!
Një gjyqtar federal rrëzoi sot (13 gusht) padinë e ngritur nga administrata e Presidentit Donald Trump, kundër Universitetit të Harvardit, të cilin e akuzoi për tolerancë ndaj sjelljes antisemite gjatë protestave pro-palestineze në kampusin e tij pas 7 tetorit 2023. Në vendimin e tij, Richard Stearns i gjykatës federale në Boston vuri në dukje se padia e ngritur nga administrata Trump në mars nuk arriti të provonte mjaftueshëm se Harvard shkeli një dispozitë të Aktit të të Drejtave Civile, i cili ndalon diskriminimin bazuar në racë, origjinë kombëtare dhe kritere të tjera. Stearns tha se argumentet e qeverisë u përqendruan kryesisht në incidentet që ndodhën gjatë protestave për luftën e Izraelit në Gaza gjatë vitit akademik 2023-2024, ndërsa vetëm disa incidente të mëvonshme, që dyshohet...
Burimi:
javanews.al