Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e porteve iraniane për një kohë të pacaktuar

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e porteve iraniane për një kohë të pacaktuar

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se forcat amerikane mund të vazhdojnë bllokadën e porteve iraniane për aq kohë sa të jetë e nevojshme. “Marina Amerikane mund ta mbajë një bllokadë të tillë për një kohë të pacaktuar, sepse ne do t’i ndërrojmë anijet, siç bëjmë tashmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë”, u tha Hegseth gazetarëve gjatë vizitës së tij në Panama. Sipas Wall Street Journal, Pentagoni po planifikon të dërgojë aeroplanmbajtësen USS George Washington në Lindjen e Mesme, për të zëvendësuar aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln. Aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln u dërgua në Lindjen e Mesme në janar, pasi kishte qenë në një mision që nga nëntori, përpara se të fillonin sulmet ndaj Iranit. Anija luftarake USS Abraham Lincoln dhe avionët e saj...