Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB
Familja e një punonjësi irlandez të Kombeve të Bashkuara, i cili humbi jetën në vitin 2019 në rrëzimin e një Boeing 737 Max në Etiopi, do të përfitojë 29 milionë dollarë dëmshpërblim. Vendimi është marrë nga një gjykatë në Çikago të Shteteve të Bashkuara, pas padisë civile të ngritur nga e veja e tij, Naoise Connolly Ryan, kundër prodhuesit amerikan të avionëve Boeing. Avokatët e familjes e kanë cilësuar vendimin si “një masë të rëndësishme të llogaridhënies dhe drejtësisë”. Nga ana tjetër, një zëdhënës i Boeing shprehu “keqardhje të thellë për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre”, duke shtuar se kompania “respekton” të drejtën e familjeve për të “ndjekur kërkesat e tyre”. Michael Ryan, baba i dy fëmijëve, jetonte në Cork dhe...
Burimi:
javanews.al