Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë
Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka publikuar në Fletoren Zyrtare kërkesat zyrtare për shpronësim për interes publik që prekin disa pasuri private. Projektet përfshijnë ndërhyrje rrugore me rëndësi vendore dhe kombëtare në qarqet e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës. Të gjithë personat fizikë ose juridikë që preken nga këto projekte – qoftë ata të pasqyruar në listat zyrtare apo subjekte të tjera që pretendojnë pronësinë – kanë një afat prej 15 ditësh nga data e publikimit për të paraqitur pretendimet e tyre të shoqëruara me dokumentacionin përkatës pranë bashkive përkatëse, Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) apo vetë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin. Rikonstruksioni i segmentit rrugor “Shën Gjergji” – “Naun Kaçaku” (Fier) Në kuadër të projektit për rikonstruksionin e segmentit rrugor nga ish-ura me shkallë deri te stacioni i...
Burimi:
javanews.al