Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Në një Rusi të goditur thellë nga pasojat njerëzore dhe ekonomike të konfliktit në Ukrainë, mbijetesa e përditshme po ndërthuret me fenomenin e ri dhe cinik të quajtur “ekonomia e vdekjes”. Gjithnjë e më shumë gra po hyjnë në martesa me shpejtësi rrufe me burra që nisen drejt frontit, me qëllimin e vetëm për të trashëguar kompensimet e majme shtetërore në rast të vdekjes së tyre në betejë. Sipas raportimeve nga kryeqyteti rus, forca kryesore shtytëse pas këtij fenomeni është e natyrës thjesht financiare. Milionat e “parave të arkivolit” Përmes një kombinimi të subvencioneve federale, sigurimeve shoqërore dhe bonuseve që ofrojnë rajonet e ndryshme, dëmshpërblimi për një ushtar të rënë – të njohura lokalisht si “grobonosnye” apo “paratë e arkivolit” – mund të arrijë nga 12...