14 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët të vendosur të mos pranojnë shkrijen e bashkisë me Lushnjën

14 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët të vendosur të mos pranojnë shkrijen e bashkisë me Lushnjën

Divjaka nuk ndalet vijon protestën në ditën e 14. Me thirrjet e përhershme Divjakë bashki, qytetarët e Divjakës vijojnë të protestojnë kundër reformës administrative territoriale që e shkrin bashkinë e Divjakës nën bashkinë e Lushnjes. Gjatë mbrëmjes së sotme protestuesit në shesh dhe para mikrofonit kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë Josif gorrea për të ruajtur dinjitetin e tij dhe të Divjakës. Po këtë kërkesë ia kanë drejtuar edhe këshilltarëve të këshillit bashkiak, që mblidhet nesër e premte në orën 10 paradite. Në kor protestuesit janë shprehur se do të rezistojnë derisa të arrijnë qëllimin: ruajtja e bashkisë Divjakë. Gjatë marshimit në rrugët e qytetit protestuesit kanë bërë thirrje që edhe qytetarët e tjerë t’i bashkohen protestës.