VIDEO/ Saranda pa drita në mes të sezonit turistik

VIDEO/ Saranda pa drita në mes të sezonit turistik

Lagjja nr. 1 në Sarandë ka mbetur pa energji elektrike prej rreth 30 minutash, në kulmin e sezonit turistik, kur qyteti është i mbushur me pushues dhe bizneset përballen me ngarkesën më të madhe të vitit. Sipas burimeve nga dispeçeria, shkak i ndërprerjes dyshohet të jetë mbingarkesa e rrjetit. Ndërkohë, po punohet për rikthimin e energjisë dhe normalizimin e situatës. Ndërprerja vjen në një periudhë kur furnizimi i pandërprerë me energji është veçanërisht i rëndësishëm për banorët, turistët, hotelet, restorantet dhe bizneset që operojnë në qytetin bregdetar.