Ja pse ktheheni nga pushimet të lodhur

Ja pse ktheheni nga pushimet të lodhur

Për muaj të tërë i presim pushimet si momentin kur më në fund e gjithë lodhja do largohet, do të harrojmë punën dhe do të marrim veten. Por, për shumë njerëz, kthimi në shtëpi shoqërohet me një ndjesi të çuditshme: pushimet mbarojnë dhe lodhja duket sikur është ende aty. Një nga arsyet është se shpesh presim që një ose dy javë pushime të kompensojnë gjithë stresin e grumbulluar gjatë vitit. Kjo pritshmëri mund të krijojë edhe më shumë presion: duam patjetër të pushojmë, të argëtohemi dhe t’i shijojmë në maksimum ditët e pushimit. Edhe kur jemi larg punës, mendja mund të mos shkëputet plotësisht. Telefonat, emailet, mesazhet, shqetësimet financiare dhe organizimi i pushimeve mund të na mbajnë nën tension edhe në plazh. Pastaj vjen kthimi...